Maqedoni
15 OJQ kërkesë Prokurorisë Publike: të hapet hetim për përgjimet e jashtëligjshme
25.03.2015 14:51
15 organizata qytetare, pjesë e platformës së organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit...

15 organizata qytetare, pjesë e platformës së organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit, kërkojnë nga Prokuroria Publike dhe institucionet e tjera përkatëse të veprojnë dhe të hetojnë audio-incizimet e publikuara nga opozita, e të hapin procedura përndjekëse ndaj personave të panjohur për të gjitha keqpërdorimet e publikuara në këto materiale.
Duhet ditur se kush është burimi i përgjimeve, kush i ka organizuar ato dhe të ketë hetim serioz për përmbajtjen e materialeve, theksojnë nga këto OJQ.
“Kërkojmë të hetohen indikacionet se MBP-ja është vënë në funksion të parandalimit të lëvizjeve politike gjatë zgjedhjeve. Gjithashtu kërkojmë që përmbajtja e audio-incizimeve të publikuara të hetohen me shumë vëmendje, sepse bisedimet tregojnë për aktivitete eventuale joligjore. Pavarësisht se kush është burimi i bisedimeve të përgjuara, përmbajtja e materialeve tregon për korrupsion, si dhe keqpërdorimet masive të posteve zyrtare”- deklaroi Misha Popoviq nga platforma e organizatave qytetare.
“Heshtja e institucioneve nuk duhet të vazhdojë edhe mëtej. Institucioni i Prokurorisë Publike duhet të fillojë punën hetuese për këto ngjarje. Qëllimi ynë është që Prokuroria Publike të prononcohet për 30 ditë, aq sa është afati ligjor. Mendojmë se duhet të vërtetohet se kush i ka bërë këto përgjime, si janë organizuar ato dhe përmbajtja e audio-incizimeve”- tha Slagjana Taseva nga “Transparency International”.
Organizatat qytetare gjithashtu kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor dhe Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit të marrin masa konkrete për ndodhitë e fundit dhe të nisë procedura për veprimet joligjore të gjykatësve, zërat e të cilëve dëgjohen në audio-incizimet e opozitës.
REXHEP QAMILI
