Maqedoni
Votohet përbërja e re e Antikorrupsionit, Kuvendi i dha dritë jeshile me 97 vota “për”
22.12.2023 15:58
Me 97 vota “pro”, deputetët në seancën e sotme parlamentare votuan vendimin...

Me 97 vota “pro”, deputetët në seancën e sotme parlamentare votuan vendimin për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
Përbërja e re e Komisionit përfshin Cveta Ristovskan, Tatjana Dimitrovskan, Sofia Spasova-Medarskan, Servet Demirin, Besnik Xhemailin, Biljana Karakashova-Shulevan dhe Zoran Bogoevskin. Komisioni i ri duhet të fillojë me punë më 8 shkurt. Për kryetar dhe anëtarë ishin paraqitur 41 kandidatë, të cilët janë marrë në pyetje nga Komisioni Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime më 23, 24 dhe 25 nëntor.
