Maqedoni
Problemi me kontratat në vepër në shëndetësi, Mexhiti: Së shpejti do të zgjidhet
22.12.2023 16:44
Me pagë nën 20 mijë denarë, pa sigurim pensional dhe shëndetësor...

Me pagë nën 20 mijë denarë, pa sigurim pensional dhe shëndetësor, pa ditë pushimi, rreth 2,500 infermierë dhe punonjës shëndetësorë kanë vite që punojnë me kontratë në institucionet shëndetësore anembanë vendit. Ministri i Shëndetsisë, Fatmir Mexhiti, siguron se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejtë. Ai informon se veç më me Ministrinë e Financave kanë filluar që të shqyrtojnë numrat e personave me këtë problematikë.
“Jemi duke i harmonizuar numrat, që të jenë të sakta ato numra të cilat i kemi ne si sektor i shëndetësisë dhe fondi për sigurim shëndetësor me shifrat që i ka Ministria e Financave dhe pastaj për procedurat së bashku do të merremi vesh që sa më shpejtë këto punësime të bëhen realitet.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Sindikata: Тë bëhet presion në këtë drejtim
Nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve Shëndetësorë thonë se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre për t’u rregulluar gjendja me personat, të cilët punojnë vetëm me marrëveshje në vepër. I apelojnë Ministrisë së Shëndetësisë që të shtojë presionin në këtë drejtim.
“Të rregullohet puna me këta njerëz, të cilët me vite të tëra punojnë dhe siç e dini nuk kanë as sigurim shëndetësor dhe pensional. Mendojmë se nëse ka presion më të madh nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondi Shëndetësor, do të duhej të sillej ligji për transformim që të mund t’u transferohen vendet e punës të këtyre personave, sepse meritojnë që në këto festa të jenë të lumtur në këtë shtet të palumtur.”, - theksoi Bobi Bojçevski nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve Shëndetësorë.
Përmes transformimit, i cili do të zgjidhte problemin e personave të angazhuar vetëm me kontratë, autoritetet synojnë që të ndalin edhe ikjen e kuadrit shëndetësor në vendet e Evropës.
BELINDA KOKA ADEMI
