Kreditë e shpejta, Instituti Idea: Ka rritje të kredive të shpejta

23.12.2023 17:07

Nëse në vitin 2018 janë dhënë rreth 102 mijë kredi...

Kreditë e shpejta shpesh shihen si zgjidhje për konsumatorë të cilët kërkojnë mënyra më të lehtë për të arritur deri tek të hollat, madje edhe nëse pagujnë norma të larta interesi.

Nëse në vitin 2018 janë dhënë rreth 102 mijë kredi të shpejta, kjo shifër në vitin 2022 është rritur për 178%  apo janë  aprovuar  284 mijë kredi të shpejta me vlerë mbi 137 milion euro, tregojnë të dhënat nga analiza e fundit nga Instituti për demokraci dhe analiza ekonomike IDEA.

Ilir Osmani nga ky institut thotë se arsyet e rritjës së këtyre kredive janë si pasojë e varfërisë së qytetarëve por edhe varshmërisë nga lojrat e fatit.

“Ka dy arsye edhe pse mund të jenë më shumë, e parë është kriza ekonomike. Qytetarët e RMV-së jetojnë në varfëri  të madhe ku shporta konsumatore nga viti 2020 deri tani është rritur për 46 % apo për 15.355 denarë, pra njerëzit nuk mund tia dalin muajin dhe po detyrohen që të marrin kredi të shpejta të cilat nuk ja zgjidhin problemin sepse përveç se janë të shpejta janë edhe të shtrenjta. Një ndër arsyet është se industria e bixhozit është përhapur dhe njerëzit të cilët luajnë bixhoz krijojnë varshmëri dhe detyrohen që të marrin kredi të shpejta në mënyrë që ti realizojnë lojrat e tyre.” – tha Ilir Osmani nga Instituti për  Demokraci dhe analiza ekonomike.

Agjencioni për mbrojtjen e të dhënave personale, vërehen keqpërdorime të të dhënave personale

Përveq rritjes së numrit të këtyre kredive janë vërejtur edhe rastë të  keqpërdorimit të  të dhënave personale.

Agjencioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për TVM2- njofton se në vitin 2023 qytetarët kanë parashtruar 8  kërkesa për përcaktimin e shkeljes të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave të tyre në lidhje me kredite e shpejta, ku janë vërtetuar shkelje nga shoqëritë financare për mosvërtetim të mënyrës së mbledhjes së të dhënave personale.

“Nga ana e Agjencisë janë kryer 6 supervizione të jashtëzakonshme dhe në të gjitha rastet është përcaktuar shkelje e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale. Në të gjitha rastet personat fizik kanë vërtetuar se shoqëria financiare (kontrolluesi) ka aprovuar kredi online në shumë të caktuar personave të tjerë fizikë të cilët kanë përdorur të dhënat e tyre personale duke përdorur numra telefoni që nuk ishin të tyre dhe pa përcaktuar identitetin e tyre gjatë dorëzimit të kërkesave për kredi.Agjencioni gjatë viti 2023  ka shqiptuar 4 gjoba në vlerë të përgjithshme prej 870.880.104 denarë për  shoqëri financiare për kredi të shpejta dhe 4 gjoba në shumë prej 73.798  denarë ndaj personit përgjegjës në shoqërinë financiare për kundërvajtje.”- thuhet në kumetësën e Agjencionit Për Mbrojtjen e të dhënave Personale.

Ky Agjencion në raste të keqpërodrimit të të dhënave i këshillon qytetarët të ngritin kallëzime penale për shkak të veprës së kryer – keqpërdorim të të dhënave personale. (Gazmend Kurtishi, TVM2)