Likovë: Gjatë vitit 2024 e tërë komuna me ujë të pijshëm
Viti 2024 si duket do ti jep fund padrejtësisë shekullore...

Viti 2024 si duket do ti jep fund padrejtësisë shekullore që iu bë banorëve të komunës së Likovës me ujin e pijshëm. Ndonëse dy pendat akumuluese ajo e Likovës dhe Gllazhnjës gjenden në territorin e saj, të njejtave nuk i’u gëzuan asnjëher deri më tani, pasiqë në mungesë të rrjetit të ujësjellësit, ujin e këtyre pendave, për dekada me radhë e shrytëzonin si për pije poashtu edhe për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore, vetëm qytetarët e komunës së Kumanovës.
Komuna e Likovës në bashkëpunim me Qeverinë e RMV tash e disa vite kanë filluar punimet për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit për komunën e Likovës dhe i njejti fillon nga Penda e Gllazhnjës, e gjatë vitit 2024 me gjasë edhe do të përundojë tërësisht.
“Prioritet mbi prioritetet për vitin e ardhshëm për ne si komunë në bashkëpunim me qeverinë mbetet ta përmbyllim tabu temën shekullore të ujësjellësit nga fshati Llojan e deri në fshatin Nikushtak. Të gjithë e dijmë se gypsjellësi ka përfunduar nga Penda e Gllazhnjës në drejtim të fshatit Likovë, Nikushtak, Llojan dhe Opajë. Filter stacioni është në përfundim e sipër dhe më datë 25 Janar merret leja për përdorim. Objekti sentimental që është ndërtuar afër Filter stacionit ka përfundu, tash ka fillu ndërtimi i objektit tjetër me kapacitet prej 1.000 kubik ujë për të gjithë banorët e territorit të komunës tonë . Nga muaji Janar do fillojmë edhe pompat ti vendosim si dhe By Pass që është planifikuar të vendoset aty.”, tha Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi.
Arifi, gjithashtu njoftoi edhe mbi ecurinë e punimeve dhe deri ku kanë arritur të kryhen.
“Për fshatin Likovë ka përfunduar rrjeti sekondar dhe rezervuari i ri, në Orizare rrjeti sekondar ka përfundu rezervuari i ri është në përfundim e sipër, në Sllupcan rrjeti sekondar ka përfundi kemi fillu me ndërtimin e rezervuarit të ri, për fshatin Vaksincë të gjitha procedurat administrative janë kryer dhe pritet të fillojnë punimet nga muaji shkurt, rrjetin sekondar dhe mini rezervuari, në Llojan rrejti sekondar ka përfundu dhe rezevuari i ri, në Opajë dhe Ropalcë mjetet që janë fituar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinorë, kemi dorëzu dokumentacionet, lejet e ndërtimit dhe janë ndarë 900.000 Euro për këto dy fshatra. Në Nikushtak dhe Vishticë janë në përfundim e sipër punimet”, theksoi Arifi.
Ndryshe këto komente, Erkan Arfi, kryetar i komunës së Likovës i bëri gjatë një takimi me banorë, si dhe me sektorin civil të kësaj komune gjatë një debate publikë në lidhje me propozimet dhe sugjerimiet për propozim buxhetin e vitit 2024. (Fatlum Aqifi, TVM2)
