KE në mundje U23: Eliminohen shqiptarët, Zubairov në luftë për medaljen e bronztë
Mundësit shqiptar të Maqedonisë, nuk kishin fat gjatë ditës së sotme, në kampionatin evropian deri në moshën 23 vjeçe...

Mundësit shqiptar të Maqedonisë, nuk kishin fat gjatë ditës së sotme, në kampionatin evropian deri në moshën 23 vjeçe, me ç`rast Jasin Rexhallari dhe Behar Mahmuti u eliminuan nga kundërshtarët e tyre të parë.
Shpresa jonë më e madhe për të ardhur deri te medalja, mundësi I Lirisë, Jasin Rexhallari, në kategorinë deri në 61 kg, edhe pse kishte paraqitje dinjitoze ndaj bullgarit Stefan Ivanov, në fund u mposht me 19-8.
Ai nuk u fitua vetëm nga kundërshtari, por edhe nga gjyqtarët e kësaj lufte, ndërsa momenti kyq ishte në raundin e dytë, kur mundësi ynë duhej ta fitoj takimin me dush, por arbitrat heshtën dhe kështu ia dhuruan fitoren kundërshtarit.
Bullgari, në raundin e ardhshëm nuk e kishte ndihmën e referëve dhe me dush u mposht nga gjeorgjiani Shamatava, me ç`rast Rexhallari nuk e fitoj mundësinë të garoj në repasazh, duke I mbyllur garat si I nënti në kategorinë e tij.
Nga ana tjetër, mundësi të artë për arritje të madhe kishte Behar Mahmuti, por ai nuk e shfrytëzoi mundësinë në kategorinë deri në 70 kg. I plasuar pa lufta në çerekfinale, Mahmuti u takua me Zsombor Gulyas, nga I cili humbi me 2-1 në pikë, që më pas, hungarezi në gjysëmfinale të mposhtet nga ukrainasi Ivan Kusyak, për në fund plasman në pozitën e 11-të të Mahmutit.
Nga përfaqësuesit e Maqedonisë, paraqitjen më të mirë e kishte maqedonasi I natyralizuar, Halil Zubairov, në kategorinë deri në 86 kg. Mundësi me prejardhje ruse, në luftat finale që nisin në orën 19.00, do të luftojë për medaljen e bronztë, ndaj spanjollit Daniel Rama.
Gjatë seancës së mëngjesit, Zubairov, në 1/8 e finales eliminoi bullgarin Mehmed Gazi, që më pas, në çerekfinale të humb me 8-6 nga Aliksandr Hushtyn, edhe pse kishte epërsi prej 6-0. Bjellorusi, u plasua në finale dhe I mundësoi Zubairovit të luftoj në repasazh, ndaj ukrainasit Ilia Archaia, të cilin e mundi me 12-4.
Duhet cekur që në këtë kategori, sot u paraqit edhe mundësi I vetëm kosovar, Edon Shala, I cili kishte nderin si I pari të përfaqësoj vendin e tij, por humbi që në raundin e parë nga Irakli Mstituri, duke humbur me 4-0.
MUSTAFA ADEMI
