Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi reagon për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KMD-së

23.12.2023 15:17

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi...

Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi reagon ashpër para zgjedhjes së ardhshme të anëtarëve në komisionin shtetëror. Nga atje u kërkuan deputetëve që të votojnë në mënyrë të paanshme dhe të mbështesin kandidatët që janë kompetentë dhe i plotësojnë kushtet, të cilat përfshijnë shtatë vite përvojë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pesë prej të cilave në fushën e diskriminimit, dhe të mos votojnë për ata që konsiderohen si kuadro partiake.

“Deputetët duhet të mendojnë mirë përpara se të votojnë. Nuk është e mundur të pritet që njerëzit që zgjidhen për shkak të përkatësisë së tyre partiake të jenë të paanshëm dhe të kryejnë detyrat e tyre me profesionalizëm dhe respekt ndaj qytetarëve.” – tha Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Rrjeti po ashtu përgjigjet se kandidatja e tyre e propozuar Dragana Drndarevska do të marrë mandat 1 vit e 2 muaj sepse konsiderohet se po ia zgjat mandatin dikujt që më parë ka dhënë dorëheqje.

Ndryshe nga ajo, kandidatët e tjerë do të kenë një mandat pesëvjeçar.

“Duke thënë publikisht se nuk do të pranoj afatin më të shkurtër. Besoj se edhe ndaj meje është bërë diskriminim politik sepse nuk bëj pjesë, pra nuk jam i lidhur me ndonjë parti politike, ndërsa kandidatëve të tjerë që janë të lidhur me partitë politike u janë dhënë mandate më të gjata.” – deklaroi kandidatja Dragana Drndarevska.

Një problem tjetër është se asnjë person i vetëm me aftësi të kufizuar nuk hyri në listën e ngushtë.

“Në mesin e kandidatëve të propozuar nuk kemi persona me aftësi të kufizuar, edhe pse në mesin e kandidatëve të paraqitur ka pasur persona që janë me aftësi të kufizuar dhe që kanë shumë përvojë në këtë fushë, edhe pse ligjërisht, komisioni si tregues duhet ta reflektojë diversitetin në shoqëri.” – u shpreh Elena Koçovska nga “Polio Plus”.

“Shteti në thelb ka treguar se nuk dëshiron të ketë institucione funksionale, të pavarura, transparente, nuk do njerëz që kanë njohuri dhe që plotësojnë kriteret.” - deklaroi Aleksandra Cvetanovska nga Shoqata e Juristëve të rinj.

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime për anëtarë të komisioneve propozoi Dragana Drndarevska, Flora Kadriu, Dushan Tomshiq dhe Zekir Abdulov.

Janë regjistruar gjithsej 25 kandidatë, të cilët konkurruan për katër pozita në Komisionin për Mbrojtjen nga diskriminimi

“A egziston një zonë ku të gjithë kandidatët shkojnë drejtpërdrejt në  intervistë pa kontrolluar më parë se kush i plotëson kërkesat.” – u shpreh Drejtori i Qendrës “Queer” në Shkup.

“Është e nevojshme që kuvendi të qëndrojë në anën e ekspertëve, në anën e njerëzve që punojnë në atë temë dhe të thonë PO, të tillë duhet ta krijojnë këtë komision.” – tha kandidatja Maja Atanasova.

Ndonëse kjo pikë u fut në rendin e ditës të seancës të premten, deputetët nuk arritën të zgjedhin anëtarët e rinj. Rrjeti njoftoi se do të përdorin të gjitha mekanizmat ligjorë, si dhe do t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. (Sedat Selimi, TVM2)