Digjitalizimi si antikorrupsion, Aliu: E shqyrtojmë si instrument
Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë...

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë shqyrton mundësitë për luftimin e korrupsionit me metoda të sofistikuara. Ministri i dikasterit Azir Aliu sqaroi përparësitë që mund të vijnë nga trendi botëror për mënyrën e luftës së korrupsionit nëpërmjet digjitalizimit.
Sipas tij beneficionet nga një metodë e tillë sillen në transparencën e proceseve dhe aspektit ekonomik.
“Nëpërmjet digjitalizimit anashkalohet faktori njeri dhe ndiqen proceset në administratën publike. Pra automatikisht secili qytetar i shtetit mund të ndjek një proces kur do të hapet në adminsitratë dhe kur do të mbyllet i njëti. Në aspekt ekonomik e dimë që digjitalizimi zvogëlon kohën e procesit nga ana tjetër edhe automatizon procesin, pra automatikisht ngritet edhe ekonomia në shtetet ku kemi digjitalizim të mirë.” – tha Ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu.
Ndryshimi i sistemit të punësimit nga janari, Aliu: Shkurtohet procedura, menaxher më përgjegjës
Ministri Aliu foli edhe për ndryshimin e procesit të punësimit në sektorin publik nga 1 janari. Dy ligjet që rregullojnë këë çështje sipas tij, janë kompatibil dhe do të përmirësojnë ambientin në adminsitratën publike dhe do të eliminojë abuzimin me punësime. Ligjet që aktualisht janë në procedurë parlamentare, i delegojnë përgjegjësi më të madhe menaxherëve institucional, sqaron Aliu.
“Në nivel botëror ju kur keni një drejtor në një institucion, ai duhet të mbajë përgjegjësi për menaxhimin e insitucionit, pra nënkuptohet që drejtori në bazë të performancave financiare që i ka, ai duhet të punëson me një procedurë shumë më të shkurtuar në institucion. Me të dy ligjet shkurtojmë procedurat për punësim.. Drejtori do të mund të punësojë aq sa ka buxhet për atë vit, përndryshe do të ketë sanksione ligjore nëse e tejkalon numrin e të punësuarve në administratë.” – theksoi Aliu.
Këto komente ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës i bëri në panel diskutimin me temën mbi sfidat e Adminsitratës Publikë në luftën kundër korrupsionit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
