Paralajmërimi i LEN-it për bojkot të Kuvendit, ASH: Do të sillemi sipas rregulloreve

23.12.2023 17:52

Paralajmërimi i koalicionit opozitar shqiptar...

Paralajmërimi i koalicionit opozitar shqiptar se do të largohen nga parlamenti dhe se do  t’a bojkotojnë insituticonin ligjvënës  nëse deri më 31 dhjetor  kuvendi nuk voton propozimin e tyre për anëtarë të KSHZ-së, komentohet nga pushteti dhe opozita maqedonase.

Nga Aleanca për Shqiptarët  thonë se do të sillen sipas ligjit dhe rregulloreve, ndërsa për opozitën maqedonase është e pandershme që ky vend në KSHZ t’i merret opozitës.

“Unë kam frikë mos janë procese ku nuk duan të jenë pjesë e zgjedhjeve. Nuk dua të besoj se është kjo, po sidoqoftë ka procedura në kuvendin tonë dhe ne do t’i ndjekim rregulloret, zakonet dhe ligjet dhe ne do të sillemi sipas atyre  rregulloreve dhe  procedurave.” – tha Ministri i Shoqërisë Informatike, Azir Aliu.

VMRO-DPMNE: Legjitimiteti i zgjedhjeve në pikëpyetje

“Sa i përket zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve e që duhet të jetë nga opozita, me të vërtetë është e pandershme që ky problem dhe proces  të problematizohet, që me ligj i takon opozitës dhe nuk i mundësohet. Ky është edhe një indikatorë i asaj se pushteti nuk mban llogari të udheheq proces zgjedhor lojal.” – deklaroi Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Sa i përket kompletimit të KSHZ-së opozita shqiptare thotë se s’do lejojë që në zgjedhje të shkohet pa komision zgjedhor të kompletuar pasi kjo  sipas tyre rrezikon  procesin demokratik të votimit. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)