Botë
Brazil, autobusi bie në krater, i shpëtojnë fatkeqësisë, bëjnë xhirime për në facebook
25.03.2015 15:19
Një autobus u rrëzua në një krater të madh në mes të rrugës nacionale të hapur nga vërshimet e ujërave nëntokësorë në Para të Brazilit...

Pasagjerët e autobusit arritën të largohen para se automjeti të përpihej nga ujërat në fund të gropës, ku askush nuk u lëndua për fat të mirë.
Dhe kur e hoqën mendjen nga fatkeqësia, disa pasagjerë bënë gjënë më normale të kohës së fundit, nxorën telefonat, xhiruan atë që ndodhi dhe e hodhën filmin në facebook.
Tashmë ai është bërë video më e klikuar në Brazil.
