Migrimi nga vendi, “Idea”: Të krijohen politika për të rinjë
Projeksionet e Publikuara në publikimin për popullsinë e RMV-së...

Projeksionet e Publikuara në publikimin për popullsinë e RMV-sëderi në vitin 2070 nga Entit Shtetëror të Statistikave, dhe hulumtimi i Institutit “IDEA” padyshim treguan se emigrimi është pika më shqetësuese e vendit tonë.
Sipas njohësve të rethanave, shteti do të duhet që urgjentishtë të krijon politika dhe strategji në planin e krijimit të së ardhmes së vendit tonë.
Ilir Osmani nga Instituti “IDEA”, thotë se projeksionet tregojnë se deri në vitin 2070, popullsia do të zvogëlohej deri në 35%, respektivisht nga 1.8 milion banorë që kemi aktualisht, në mezi 1.2 milionë banorë.
“Nuk ka një konstatim të saktë se pse po ndodhë migrimi, por me gjithë atë ka indicje që tregojnë se pse po ndodhë migrimi, dhe një ndër to është keq qeverisja, mungesë e prespektivës, mungesa e mirëqenies, mungesa e vendeve të punës, dhe thjeshtë të rinjët nuk po gjejnë shpresën në RMV. Këtë e tregoi edhe raporti i fundit i progresit që ishte për Maqedoninë për vitin 2023, që tregoi qartë se në RMV ka korrupsion, dhe kjo është e hapur në shumë fusha, dhe kjo ka bërë që kryesisht të rinjët ta humbin besimin tek institucionet e vendit dhe mos ti besojnë jetës në këtë sistem”- tha Ilir Osmani nga Instituti “IDEA”.
Një nga arsyjet kyçe për këtë trend negativ përveç emigrimit është edhe Korrupsioni, thotë Osmani.
Ai për TVM 2 poashtu u shpreh se partitë politike duhet më seriozisht të ju qasen politikave për të rinjët duke ju siguruar vende pune, perspektivë dhe zhvillim ekonomik, por sipas tij fjalimet e të gjitha subjekteve politike më shumë janë demagogji, se sa qasje reale të problemit.
“Ne mendojmë se më shumë janë demagogji sepse nuk po shohim hapa konkret. Rreth 12 mijë qytetarë çdo vitë largohen nga Maqedonia e Veriut ku ato janë kryesishtë të rinjë, por edhe kryesisht shqiptarë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga personat jo-rezident, afër 64 për qind janë shqiptarë. Partitë qeveritare duhet të krijojnë politika konkrete, të rritet transparenca, të rritet demokracia, llogari-dhënia, të hapen vendet e reja të punës, dhe tju jepet hapësir, të rritet konkurenca, dhe të ket meritokroaci në punësime” – shprehet Osmani.
Sipas variantit të lindshmërisë mesatare, ulja totale e popullsisë do të shkonte në 35 për qind. Realizimi i variantit të lindshmërisë së lartë do të rezultonte me një ulje të popullsisë me 23 për qind.
Nëse supozohet një rritje relativisht të shpejtë të lindshmërisë, e cila do të stabilizohej në 2.03 fëmijë për grua duke filluar nga viti 2034, procesi i reduktimit të popullsisë mund të ndalet, por vetëm pas tre dekadash, pra duke filluar nga viti 2064. Këto janë projeksionet e dyta me rend për Republikën e Maqedonisë së Veriut pas pavarësisë së saj – gati 25 vjet pas projeksioneve të para të publikuara në vitin 1998.
Në hulumtimin e Institutit “IDEA” thuhet se popullsia e Maqedonisë së Veriut ka pësuar ndryshime të konsiderueshme në dekadën e fundit, si nga struktura e moshës ashtu edhe për nga përbërja etnike.
Analiza e të dhënave tregon që një vit pas ndërprerjes së modelit univerzal të shtesave për fëmijën e tretë, pra në vitin 2020, ka rënien më të madhe të fëmijëve të tretë të lindur në Maqedoninë e Veriut edhe atë prej 591 fëmijë, apo 22.83% më pak krahasuar me vitin 2019. (Fitim Kryeziu, TVM2)
