Çmimet në treg, çmimet në rritje para festave
Përvoja tregon se para Vitit të Ri....

Përvoja tregon se para Vitit të Ri dhe para festave të Krishtlindjeve, çmimet e produkteve në markete dhe në tregje janë më të larta.
Tezgat janë mbushur plot, qytetarët po përgatiten për festat e fundvitit. Secili me mundësitë e veta. Disa ankohen për çmimet e larta, të tjerë thonë se janë brenda pritshmërive.
“Sigurisht që është më shtrenjtë, gjithçka është më e shtrenjtë.”
“Janë të shtrenjta. Po fillojnë edhe me mishin, produktet e qumështit.”
“Deri tani nuk janë, nuk e vërej që janë ngritur çmimet.” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Këtë vit inflacioni theu rekorde, ndaj qeveria vendosi të ngrijë çmimet dhe marzhet. Pritshmëria është që në vitin 2024 të kemi një situatë më të qëndrueshme.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, gjatë shkurtimit të thesarit të shtetit për vitin e ardhshëm, pret një ulje të dyfishtë të inflacionit, i cili parashikohet të lëvizë rreth 5%, kundrejt normave dyshifrore që kishim në vitin 2023. (Sedat Selimi, TVM2)
