Ndotja e ajrit problem që paraqitet çdo dimër

24.12.2023 13:55

Edhe këtë vit Shkupi...

Edhe këtë vit Shkupi,  gjatë sezonit dimëror në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë.

“Ajri i ndotur jo vetëm që ndjehet, por edhe mund të shihet përmes mjegullave të dendura. Kur është ajri i ndotur rritet edhe rreziku mbi sulmet në tru, ndikon në punën e zemrës dhe të mushkërive të bardha”

Gjendja me ndotjen e ajrit ka mbushur edhe Repartin e Pulmologjisë. Mjekët me rekomandime.

“Qytetarët të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk e kanë të domosdoshme, ose të dalin në përiudhën kur ajri është më pak i ndotur. Të shmangen të gjitha aktivitet fizike dhe ngjarjet sportive në natyrë, sepse me cdo aktivitet fizik marrim më shumë substance kimike helmuese në organizmin tonë.” – tha Deska Dimitrievska nga Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë.

Ndotja e ajrit ndodh gjatë dimrit, kryesisht për shkak të lëndëve djegëse. Një pjesë e madhe e institucioneve publike ngrohen me mazut apo naftë, kurse një pjesë e madhe e amvisërive djegin dru dhe materie tjera.

“Zgjidhje për ta ulur nivelin e ndotjes ka, por vullneti mungon. Autoritet  të cilët janë përgjegjëse për të na mbrojtur nga këto pasoja, nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë. Ne dëgjojmë fjalë dhe shumë pak vepra dne ata në njëfarë forme janë të qetë gjatë pjesës së tjetër të vitit, kurse kur afrohet kjo pjesë e muajve të dimrit, atëherë ndihet ky presion ndaj autoriteteve qofshin në pushtet qëndrror apo lokaldhe mundohen në mënyra të ndryshme të blejnë kohë apo të amortizojnë këtë pakënaqsësi” – u shpreh Ngadhnjim Mehmeti nga “Eco-Guerilla”.

Nga qyteti i Shkupit thonë se vazhdimisht shqiptojnë dënime për ato që shkelin rregullat dhe ndotin qytetin.

“Qyteti i Shkupit shqipton gjoba dhe ngritë kallëzime përkatëse për kundërvajtje dhe përgjegjësi penale për instalimet ku gjatë matjeve të ajrit të ambientit janë vërejtur përqendrime të larta të grimcave të dëmshme, të cilat dukshëm kontribuojnë në përkeqësimin e cilësisë së ajrit të ambientit në tërë territorin e qytetit të Shkupit.”

Përndryshe kryeqyteti sipas matjeve të faqes “IQAIR” gjatë tërë javës ka qenë në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë. Nga qyteti i Shkupit nuk pajtohen me këtë duke thënë se Shkupi nuk është ndër qytetet më të ndotura në vend, e jo më në botë.