LSDM për ekonominë e vendit: Rritëm pagat, pensionet, dhe ulëm inflacionin
Lidhja social demokrate...

Lidhja social demokrate me përrllogaritje vjetore mbi rritjen e pagave. Nga kjo parti thonë se politikat ekonomike të tyre kanë dhënë rezultat që janë refkektuar në rritjen e pagave dhe pensioneve.
Sipas tyre, paga mesatare kalon mbi 630 euro.
“LSDM-ja e ka rritur pagën minimale dhe sot arrin mbi 20 000 denarë. Në tashmë nuk jemi vend me fuqi punëtore të lirë por vend që vlerëson dhe respekton mundin e punëtorëve. Në tetor patëm rritje të pagave e cila ishte rreth pesë herë më e madhe se rritja e inflacionit, e që është argument matës i asaj se politikat ekonomike të qeverisë për paga më të larta dhe dinjitoze dhe maat për uljen e shkallës së inflacionit po japin rezultat.” – tha zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaeski.
Nga kjo parti nënvizojnë kujdesin për standart më të mirë jetësor të qytetarëve. Sipas LSDM-së prioritet i është dhënë politikave ekonomike per rritje rrogash, penzionesh dhe me masa per kategori të rrezikuara por dhe per kompanitë, që qytetarët ta përballojnë sa më lehtë krizën e importuar. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
