Oda e zejtarëve të RMV-së kërkon të punohet edhe gjatë të dielave

24.12.2023 15:02

Oda e Zejtarëve të RMV-së....

Oda e Zejtarëve të RMV-së,kërkon që veprimtarive të ndryshme të zejtarisë, për shkak të natyrës së punës, t’u mundësohet të punojnë edhe të dielave.

Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazliji, thotë se bizneset mezi kanë pritur ardhjen e mërgimtarëve gjatë festave të fund vitit, që çdo vit ka qenë një infuzion i mirë për ta, por, për shkak të mosfunksionimit të veprimtarive gjatë të dielës, përgatitjet për dasma apo festime tjera qytetarët e këtushëm por edhe mërgimtarët po i bëjnë në shtetet fqinje.

“Faktikisht ne si Odë kemi ngrit zërin edhe kur atë kohë kur edhe hyri në fuqi ligji, dhe kemi thënë se dita e Dielë ditë jo pune do ti dëmtojë shumë bizneset dhe ja pikërisht edhe po ndodhë tani, i lutemi organeve kompetente e sidomos Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale që të sjellin vendim të duhur sepse me të vërtetë të dielën ka nevojë të punohet, psiqë shumë biznese kanë punë më së tepërmi ditëve të diela pasiqë kemi evente të ndryshme, si dasma e evente familjare. Besoj se organet shtetërore në të ardhmen do ta marrin në considerate pasiqë klientët tanë vazhdimisht po ikin në Republikën e Kosovës si dhe në Serbi, kështu që po mungon klientela, tani kur kemi festat e fundvitit zakonisht janë në ditë vikendi. Besoj se vitin e ardhëshëm do të mundohemi të ndryshojmë ligjin dh eta hjekim këtë ndalesë apo pengesë për ditë jo pune”, - tha Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazliji.

Fazliji, gjithashtu na njoftoi se si Odë e Zejtarëve, po mundohemi që përmes aktiviteteve të ndryshme të mbajmë gjallë zejtarit.

“Ndër aktivitetet e fundit ishin edhe tri punëtori ku patëm mundësin ti profesionalizojmë zejtarët në fushën e këtyre tri punëtorive si punëtori për benifite ekonomike, pastaj të kualifikohen e të jenë më të zëshëm e të pashëm në tregun e punës si dhe aktivitet tjetër subvencionimi i Zejeve të vjetra ku në këtë rast ne patëm përkrahje nga komuna e Kumanmovës ku dhe në të aedhmen do të mundohemi më tepër të subvencionojmë Zejet e vjetra por edhe ato që janë profitabile e që janë të regjistruara në regjistrin tonë”, theksoi Fazliji.

Nga Oda e Zejtarëve thonë se puna të dielën u duhet lejuar sepse në të kundërtën nuk do i mbulojnë dot harxhimet. (Fatlum Aqifi, TVM2)