Konflikti izraelito-palestinez, SHBA kërkon mbrojtje të civilëve, jo armëpushim

24.12.2023 15:53

Pavarësisht rritjes së thirjeve ndërkombëtare....

Pavarësisht rritjes së thirjeve ndërkombëtare për përfundimin e gjakderdhjes, Izraeli është zotuar se do të vazhdojë luftën derisa “Hamas” të hiqet nga Gaza dhe dersia të lëshohen të gjitha pengjet.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, kërkon që Izraeli të mbrojë civilët në Ripin e Gazës, por jo një armëpushim.

"Sot kam pasur një bisedë të gjatë me Netanjahun, edhe atë bisedë private, por nuk kërkova armëpushim” – tha presidenti amerikan, Joe Biden.

“I kam thënë Presidentit Biden që ne do të luftojmë deri në fitoren e plotë sipas nevojës. Shtetet e Bashkuara e kuptojnë këtë, pashë raporte të rreme që pretendojnë se Shtetet e Bashkuara parandaluan aktivitetet operacionale në rajon, kjo nuk është e vërtetë. Izraeli është një tokë sovrane, kjo është lufta jonë, vendimet po rriten në konsideratat tona operacionale.” – u shpreh Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.

Autoritetet në Tel Aviv thonë se ata kanë arrestuar 200 anëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik javën e kaluar. Në deklaratë thuhet se disa nga të dyshuarit fshiheshin në mesin e popullatës civile dhe u dorëzuan vullnetarisht.

“Operacioni i tokës lejon shkatërrimin e plotë të armëve dhe infrastrukturës nëntokësore. Deri më tani forcat tona kanë shkatërruar dhe konfiskuar raketa anti -tank, pajisje, një numër të madh të armëve në Gaza.” – u shpreh zëdhënësi i ID-së, Daniel Hagari.

Demonstratat dhe protestat pro palestineze për të ndaluar luftën në Lindjen e Mesme organizohen çdo ditë në botë. Në Tel Aviv, qytetarët dolën në rrugë për të shprehur pakënaqësi me qeverinë izraelite dhe politikat e kryeministrit Netanyahu.

“Në cilin vend nëna e kërkon në videot e tmerrit dhe lutet që ai të jetë rrëmbyer nga një organizatë vrastare terroriste?  Në cilin vend nëna bisedon me shoqen e djalit të saj, a është më mirë që ai të rrëmbehet ose të vdis? ” – tha një protestuese.

"Sapo të çlirohem nga ushtria, unë do të padis ata që janë përgjegjës për këtë dështim të madh. Dhe e para në linjë janë qeveria izraelite dhe Benjamin Netajahu.” – deklaroi Lior Sela, oficer rezerv.

Ndërkohë, Hamasi ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për ekzekutimin e 137 civilëve nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i Luftës së 7 tetorit. Grupi militant kritikon rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB, e cili kërkon ndihmë në Gaza pa ndërprerje të armiqësive, duke e quajtur atë të dobët dhe të pamjaftueshme. (Sedat Selimi, TVM2)