Eurointegrimi i vendit, ambasadori i Spanjës: Pengesa mund të ketë edhe nga vendet tjera

24.12.2023 17:05

Ambasadori spanjoll Jose Luis Lozano Garcia...

Ambasadori spanjoll Jose Luis Lozano Garcia në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”, thotë se vendi i tij i cili e lëshon prsidencën me BE-në më 31 dhjetor, e mbështesin Maqedoninë e Veriut në kërkesën dhe vendosmërinë e saj për të qenë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian.

Përkujton miratimin e ndryshimeve kushtetuese si kusht për t’u mbajtur konferenca e dytë ndërqeveritare. Nuk e  përjashton mundësinë që në procesin e negociatave të hapen kërkesa të tjera nga shtetet e tjera anëtare.

“Për të vazhduar bisedimet  ekziston kusht i qartë dhe ai është ndryshimi i Kushtetutës  dhe kjo nevojitet. A do të thotë kjo fund i pengesave? Nuk dua të dërgojë mesazhe pesimiste, përkundrazi. Atë që e  themi ne, instancat tjera të BE-së por edhe vendet anëtare është  se, jeni në proces.  Për t’u thirrur konferenca e dytë ndërqeveritare, duhet ta plotësoni këtë kusht, respektivisht të miratohen ndryshimet kushtetuese  dhe atëherë çështjet do të marrin kahje tjetër. Ndoshta mund të ketë kushte dhe kërkesa nga vende tjera, por në fund punët do të marrin dimension dhe rëndësi tjetër. Çka do të thotë kjo? A do të jetë kjo pengesa e fundit? Ndoshta mund të ketë shumë pengesa tjera. Me metodologjinë e re  klasteri shumë i rëndësishëm është ai që quhet “Themelet”. Kjo është bazë e tërë procesit, është sundimi i lIgjit, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe realisht ky është klasteri i parë që do të hapet dhe i fundit që do të mbyllet.” – tha ambasadori i Spanjës në Shkup, Jose Luis Lozano Garcia.