Botë
Rusi, avioni bën ulje të detyruar, pilotët: kishim defekt në motor
25.03.2015 15:21
Nuk dihet nëse pilotët janë kapur nga paniku apo po shtohen defektet në avionë...

Nuk dihet nëse pilotët janë kapur nga paniku apo po shtohen defektet në avionë, por sot Rusia është përballur me një situatë emergjente, pa asnjë dëm për fat të mirë.
Një avion rus me 78 pasagjerë në bord u detyrua të njoftojë kullën e kontrollit për një ulje emergjente, pas një defekti teknik të konstatuar në një nga motorët.
Pilotët lajmëruan për uljen e detyruar autoritetet e aeroportit të Pulkovos, në veri të qytetit rus. “Boeing 737”, sipas tyre, kishte pësuar defekt në motor. Avioni u ul rreth orës 12.35 me orën lokale.
Avioni po fluturonte nga Moska në Shën Pjetërsburg. Ndërkaq, edhe sipas një komunikate të lëshuar nga kompania ajrore, “defekti në motor ka detyruar ndërprerjen e fluturimit”.
Megjithatë, kompania nuk i dha përgjigje pyetjes që qarkullon në disa raporte se pse u lejua fluturimi i avionit nëse dihej paraprakisht situata për defekt në një prej motorëve.
