Kompletimi i KSHZ-së, Mexhiti: I takon opozitës shqiptare
Kompletimi i KSHZ-së vazhdon me aktualiteitn në skenën e përplasjes....

Kompletimi i KSHZ-së vazhdon me aktualiteitn në skenën e përplasjes së partive politike. Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, insiston që opozita shqiptare të ketë përfaqësues në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
Thotë se nuk mundet që ministri i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, të ushtrojë funksion në ekzekutiv dhe të përfaqësojë opozitën shqiptare në KSHZ. Këtë situatë Mexhiti e quan akrobacion politik.
“Nuk kemi asgjë kundër që Aleanca të ketë anëtar në KSHZ, por aleanca mund të ketë në ato 4 anëtarë që ka pozita, opozita ka 3 anëtarë, pozita ka 4 anëtarë. Mirëpo nuk mundet Aleanca të jetë pjesë e Qeverisë dhe të pretendojë ta përfaqësojë opozitën shqiptare, pra nuk mund të jesh edhe ministër i Drejtësisë dhe të pretendosh ta përfaqësosh opozitën.” – u shpreh Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.
LSDM: Epilogu do të vjen sipas rregullores
Për LSDM-në plotësimi i vendit në KSHZ do të merr epilog në bazë të ligjeve dhe rregulloreve.
“Kjo procedurë sipas rregullores dhe ligjeve, rregullores në parlament ka filluar dhe presim për kohë të shkurtër epilog. T’i lëmë aktivitetet të rrjedhin sipas rregullores dhe siç thash edhe më herët pres së shpejti të ketë epilog për këtë. Ne si parti që është pjesë dhe bartëse e shumicës së pushtetit, do të kemi përgjigje adekuate. Por sidoqoftë procedurat do të rrjedhin ashtu si duhet, sipas rregullores dhe ligjeve.” – deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.
Nga VMRO – DPMNE paraprakisht nuk kanë përjashtuar mundësinë që përfaqësues të tyre të lëshojnë KSHZ-në, nëse vendi i lirë nuk i jepet opozitës shqiptare. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
