Maqedoni

Parashikimi i motit

25.12.2023 08:38

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e depërtimit të masave ajrore...

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët për pjesën më të madhe të ditëve dhe orë të plota me diell edhe pse s’do të mungojnë vranësirat për ditën e martë dhe atë të premte të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3°C deri në 2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 9°C deri në 17°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet në -2°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9°C.