Botë

Rusia nuk ndal sulmet as për Krishtlindje, 5 të vrarë në Herson

25.12.2023 09:33

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin Kherson...

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin Herson, përfshirë një burrë 87-vjeçar dhe gruan e tij 81-vjeçare. 

 
Si pasojë e sulmeve, 9 persona u plagosën përfshirë një 15-vjeçar. 
 
“Nuk ka pushime për armikun,” shkroi në rrjetet sociale Andri Jermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, duke komentuar sulmin në Herson.
 
Sulmi ndodhi, ndërsa Ukraina po përgatitej të festonte zyrtarisht Krishtlindjet për herë të parë më 25 dhjetor, në një ndryshim simbolik nga kisha ortodokse ruse, e cila feston lindjen e Krishtit më 7 janar. 
 
Herson nuk ishte i vetmi rajon i Ukrainës që u sulmua të dielën. 
 
Forcat ruse filluan 15 sulme me dronë gjatë natës dhe 14 nga dronët Shahed të prodhuar nga Irani u shkatërruan mbi rajonet Mykolaiv, Kirovohrad, Zaporizhziya dhe Dnipropetrovsk.