Maqedoni

Raporti i autopsisë së mjekësisë ligjore, Vanja u qëllua me plumb në kokë

25.12.2023 10:30

Vanja Gorçevska është vrarë nga një armë zjarri, thuhet në raportin e autopsisë së Mjekësisë Ligjore....

Vanja Gorçevska është vrarë nga një armë zjarri, thuhet në raportin e autopsisë së Mjekësisë Ligjore. Raporti që u punua për 17 ditë, mohon zërat në media, por edhe komentet e profesorit të kriminalistikës se vajza mund të jetë mbytur në çantën në të cilën ishte bllokuar gjatë rrëmbimit. Kjo do të thotë se Vanja ishte gjallë derisa ishte në makinë me të cilën u dërgua në vendin ku u qëllua.

Në hetim mbetet i pandryshuar fakti se i dyshuari Lupço Palevski  ka qëlluar Vanjën. Pas të shtënave, Vanja u varros në atarin e fshatit në një vend që është  mini-deponi. Sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë nga Mjekësia Ligjore, Vanja është qëlluar me plumb në pjesën e kokës. Prokurori që hetonte rastin mori raportin e mjekut të premten. Ai dha  përgjigje për  pyetjet e hapura lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës. 
 
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga institucionet bazuar në njohuritë dhe deklaratat e të dyshuarve të cilët kanë pranuar fajësinë, nga rrëmbimi deri në vrasjen e vajzës kanë kaluar dy orë e 40 minuta. Sipas provave, përfshirë të dhënat e autopsisë, do të përcaktohet ecuria e mëtejshme e hetimeve.