Maqedoni
Policia financiare në Qytetin e Shkupit inspekton dekorimin e Qendrës për Vitin e Ri
25.12.2023 10:52
Policia financiare pritet që sot të futet në Qytetin e Shkupit për të kontrolluar se si është realizuar dekorimi i kryeqytetit për Vitin e Ri...

Policia financiare pritet që sot të futet në Qytetin e Shkupit për të kontrolluar se si është realizuar dekorimi i kryeqytetit për Vitin e Ri. Pas komenteve në opinion për dekorimin e Qytetit të Shkupit për Vitin e Ri dhe reagimeve se nuk është shpallur tender, Qyteti i Shkupit ka dalë me informacion se dekorimi i sheshit të qytetit, rrugëve kryesore dhe bazarit të Vitit të Ri është financuar përmes një thirrjeje publike, e cila është publikuar në përputhje me aktet dhe rregulloret, si të gjitha thirrjet e tjera publike.
“Kjo është thënë disa herë deri tani, është elaboruar në hollësi dhe është paraqitur në mënyrë transparente për opinionin. Prandaj, çdo ‘lajm’ tjetër është tentativë për manipulim, senzacionalizëm dhe spekulim.”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, informoi se dekorimi i kryeqytetit do të kushtojë 30 mijë euro, shumë më pak në krahasim me vitet tjera.
