Botë
Protestat në Beograd, policia arrestoi mbi 30 demonstratë
25.12.2023 11:11
Mbi 30 demonstrues janë arrestuar në një operacion policor në qendër të Beogradit...

Mbi 30 demonstratë janë arrestuar në një operacion policor në qendër të Beogradit, pas incidenteve të protestës së opozitës që kërkon anulimin e zgjedhjeve në Serbi. Konflikti mes policisë dhe disa prej protestuesve ka nisur para Kuvendit në Beograd. Disa nga personat e maskuar kanë sulmuar bashkinë, ndërsa policia që ndodhej brenda ndërtesës ka hedhur gaz lotsjellës ndaj tyre.
“Disa mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmë në qendër të qytetit me ftesë të koalicionit më të madh opozitar “Serbia kundër dhunës”. Shkak janë pretendimet e opozitës për vjedhje elektorale nga Partia Progresive Serbe në pushtet në zgjedhjet e 17 dhjetorit, të cilat pretendime përfaqësuesit e lartë të shtetit i mohojnë. Vendi është mjaft i fortë, institucionet e tij janë mjaft të forta për të mbrojtur demokracinë, vullnetin elektoral të qytetarëve të Serbisë, për të mbrojtur Beogradin. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është se pas një ngjarje si kjo mund të shihet se në rajon filluan të flasin për një revolucion të suksesshëm që po ndodh. Është e qartë se kjo nuk është produkt i urtësisë së brendshme apo budallallëkut, por produkt i rrethanave gjeopolitike në të cilat ata po përpiqen të shkatërrojnë pavarësinë dhe sovranitetin e Serbisë. Ne do ta ruajmë lirinë e Serbisë, sepse kjo është vlera më e madhe.”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Për ditën e sotme është paralajmëruar një protestë e re. Studentët në Beograd do të bllokojnë dy rrugë, protesta do të fillojë para Ministrisë së Administratës Shtetërore.
