Botë

Sulmet ajrore izraelite në Gaza rezultojnë me 68 palestinezë të vrarë

25.12.2023 11:29

Të paktën 68 palestinezë u vranë pas një sulmi ajror izraelit që goditi një kamp refugjatësh në Gaza qendrore...

Të paktën 68 palestinezë u vranë pas një sulmi ajror izraelit që goditi një kamp refugjatësh në Gaza qendrore, tha Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar nga Hamasi. Vdekjet ishin rezultat i një prej sulmeve më të përgjakshme që kur Izraeli shpalli luftë kundër Hamasit pas inkursionit të tij më 7 tetor.

Sulmi goditi kampin e refugjatëve Maghazi, në lindje të Deir al Balah, raporton Skaj Njus. Kjo vjen pasi ushtria izraelite tha se 15 ushtarë u vranë gjatë fundjavës duke e çuar numrin e përgjithshëm të personelit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit të vdekur në 11 javë në 481. IDF –ja tha se po shqyrtonte raportin e një sulmi ajror në Maghazi dhe ishte e angazhuar për të minimizuar dëmin ndaj civilëve.