Cikalleshi shënon dopietë

25.12.2023 12:42

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i Konyaspor, Sokol Cikalleshi “përqafoi” rekordin e Riad Bajic...

Sulmuesi i kombëtares shqiptare i Konyaspor, Sokol Cikalleshi “përqafoi” rekordin e Riad Bajic duke arritur 26 gola në Superligë me fanellën bardheblu.Konyaspor, i cili mposhti me dy gola në shtëpi Kayserispor në javën e 17-të të Superligës, kishte për protagonist pikërisht sulmuesin shqiptar, i cili shënoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë (51’ dhe 63’).
 
33-vjeçari, që arriti 26 gola në Superligë, ndau rekordin me Riad Bajic, futbollistin e huaj që ka shënuar më shumë gola në ligë në historinë e bardhebluve. Bajic, nga Bosnja, luajti 96 ndeshje në ligë me Konyaspor për tre sezone dhe shënoi 26 gola. Nga ana tjetër, Cikalleshi, i cili shënoi golin e 8-të për Konyasporin këtë sezon, në total shënoi golin e 26-të në ligë në ndeshjen e tij të 86-të.