Ikardit godet shtyllën me kokë

25.12.2023 12:48

Momente paniku në duelin mes Fenerbahçes dhe Gallatasarait që përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0....

Momente paniku në duelin mes Fenerbahçes dhe Gallatasarait që përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0. Në një moment të sfidës, sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi ishte shumë afër të pësonte lëndim të rëndë në kokë.
 
Ai u përplas me shtyllën pingule, duke rrezikuar të dëmtonte fytyrën.Në tentim për të zotëruar topin, Ikardi përfundoi duke goditur shtyllën e portës kundërshtare. Por për fat të mirë, gjithçka shkoi dhe argjentinasi i shpëtoi mrekullisht dëmtimit.