Hendbollistët prej sot me përbërje të kompletuar
25.12.2023 12:38
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në hendboll për meshkuj, prej sot ( e hënë, në Stara Pazova (Serbi)...
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në hendboll për meshkuj, prej sot ( e hënë, në Stara Pazova (Serbi), do të punojë në përbërje të kompletuar. Pas arritjes së Filip Taleskit, sot me ekipin përfaqësues duhet të bashkohet edhe kapiteni Nikolla Mitreski, I cili kishte angazhime me skuadrën e tij Porto.
Maqedonia e Veriut, të premten do të luajë ndeshjen e parë kontrolluese, ndërsa për kundërshtar do të ketë Malin e Zi. Kjo ndeshje do të luhet 3x30 minuta. Me 30 dhjetor hendbollistët, do të kthehen në Shkup, ndërsa të përzgjedhurit e Kirill Llazarov me 2 janar do të vazhdojnë përgatitjet në Shkup. Me 4 dhe 5 janar në program janë dy ndeshjet kontrolluese me Greqinë, prej të cilave ndeshja e parë do jetë e hapur për publikun, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet me dyer të mbyllura.