Mazzarri humb autobusin dhe kthehet në Napoli me taksi
25.12.2023 12:55
Pas humbjes ndaj Romës, trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, u la në Olimpico nga autobusi i klubit napolitan dhe iu desh të kthehej në Napoli me taksi...

Pas humbjes ndaj Romës, trajneri i Napolit, Walter Mazzarri, u la në Olimpico nga autobusi i klubit napolitan dhe iu desh të kthehej në Napoli me taksi. Një mbrëmje për t’u harruar për Walter Mazzarrin dhe Napolin e tij të mposhtur 2-0 nga Roma dhe tani në vendin e shtatë të renditjes, katër pikë larg zonës së Champions League. Por, sikur të mos mjaftonte zhgënjimi për humbjen e pestë nga tetë ndeshjet e luajtura që kur mori vendin e Rudi Garcias, mbrëmja përfundoi edhe më keq për trajnerin, me episod që mund të konsiderohet edhe qesharak.
Pasi kishte kaluar më shumë kohë nga sa pritej mes intervistave televizive pas ndeshjes dhe konferencave për shtyp, Walter Mazzarri nuk ishte në gjendje të arrinte autobusin e ekipit në orën e planifikuar për t’u nisur drejt Napolit. Autobusi i klubit u largua pa pritur trajnerin e tij, i cili u detyrua të gjente një mënyrë alternative për t’u kthyer në Napoli. Siç është kapur nga kamerat e CalcioNapoli24, në fakt, 62-vjeçari nga San Vincenzo ka mbetur i vetëm jashtë stadiumit Olimpico me bagazhet e tij dhe më pas ka thirrur një taksi për ta çuar nga Roma në Kampania. Tekniku në fakt përshkoi mbi 220 km rrugë që ndan kryeqytetin e Italisë nga Napoli ku mbërriti natën vonë me taksi.
Një udhëtim që i kushtoi trajnerit napolitan mbi 400 euro duke qenë se çmimi mesatar i një taksie për linjën Romë-Napoli është rreth 460 euro. Një mbrëmje krejtësisht për t’u harruar për Walter Mazzarrin e cila përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.
