Maqedoni
Administrata gjyqësore në protestë, kontestojnë masën e kushtetueses
25.12.2023 15:15
Sindikata e punëtorëve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve të RM-së...

Sindikata e punëtorëve nga administrata, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve të RM-së protestuan sepse janë të pakënaqur me masën e përkohshme që ndaloi pagesën e rritjes së pagave prej 30 për qind. Nga kjo sindikatë thonë se Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të marrë vendim për refuzimin e nismës, shfuqizimin ose anulimin e nenit të ligjit me të cilin punëtorët kanë marrë rritjen. Nëse merret vendim për anulimin e kësaj dispozite, punonjësit do të duhet t'i kthejnë paratë në buxhet, të cilat i kanë marrë për gati një vit.
“Përderisa të merret vendim që nuk do të munden këta punëtorë të marrin këtë plotësim të rrogës do të shkaktohet pakënaqësi e madhe që d.m.th. drejtoria e Administrimit të Çështjeve Pronësore nuk do t’i punojë lëndët për “Behtel dhe Enka”, byroja e prokurimeve publike nuk do të punojë, nuk do të ketë asnjë institucion i shtetit prokurime publike që do t’u duhen për punët e tyre, kurse ka rrezik që edhe Ministria e Financave ta mbyllë trezorin dhe asnjë i punësuar në sektorin publik të mund të merr pagë.”, - deklaroi kryetari i SPAGjSh-it, Tërpe Dejanovski.
Po ashtu nga kjo sindikatë theksojnë se Ministria e Financave, Administrata për Çështje Pronësore dhe Juridike dhe Byroja e Prokurimit Publik nuk kanë ende marrëveshje kolektive. Ata janë në negociata me ministrin Besimi. Thonë se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes kolektive që do t'u mbesë 30% të pagës së punonjësve.
Më 5 dhjetor, Gjykata Kushtetuese miratoi një masë të përkohshme që ngrin rritjen e pagave prej 30 për qind për punonjësit e financave dhe organeve të administratës shtetërore të përfshirë në aktivitete buxhetore.
VLORA LATIFI TOPOJANI
