Ekonomi

Propozim-buxheti 2024, në seancë plenare, deputetët me qëndrime të kundërta

25.12.2023 15:33

Deputetët, me qëndrime të kundërta për buxhetin e vitit 2024....

Deputetët, me qëndrime të kundërta për buxhetin e vitit 2024. Shumica konsiderojnë se edhe përkundër stuhisë ekonomike me disbalans të tregjeve, ulje të aktivitetit ekonomik, buxheti përmban të gjitha parametrat për të mbajtur në kondicion shtetin.
 
“Edhe ky buxhet përmban të gjitha parametrat, për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike, likuiditet në pjesën e financave, konsolidim fiskal, përforcim i qëndrueshmërisë fiskale dhe mbështetje sikurse të ekonomisë, ashtu edhe të grupeve të rrezikuara të qytetarëve.”, - deklaroi deputeti i LSDM-së, Dime Vellkovski.
 
Deputetët e VMRO-DPMNE-së konsiderojnë se të gjitha fjalimet e deputetëve të shumicës nuk dallojnë nga njëri-tjetri duke hiperbolizuar buxhetin. Sipas opozitës buxheti është joreal dhe pa vizion të qartë.
 
“Pasi kanë mbetur edhe disa muaj qeverisje të kësaj qeverie, mund të them se buxheti do të jetë për të blerë një ditë dhe për ta kaluar. Puna e mirë e gjithë kësaj është se ky është buxheti i fundit i krijuar nga kjo Qeveri LSDM-BDI, por puna e keqe është se këta njerëz krijuan buxhet pa kurrfarë koncepti me pasoja ndaj qytetarëve.”, - theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Ane Llashkovska. 
 
Pjesa më e madhe e debatit u zhvillua në relacion të deputetit, Vellkovski dhe deputetëve të tjerë të VMRO-DPMNE-së, të cilët nuk kursyen as akuzat për qeverisje kriminale me një tendencë për të blerë zgjedhjet, investime zero, duke lënë pas dore avancimin e kushteve në shëndetësi, arsim dhe ambientin jetësor e nga ana tjetër duke u zhytur në borxhe publike në kurriz të qytetarëve deri në 63%. Buxheti në vlerë rekord prej 5,5 miliardë euro për vitin 2024 tani po diskutohet dy ditë në seancë plenare dhe pritet të miratohet pas maksimum 5 ditëve debat.
 
MERAL ISMAILI