Botë
Aksident në Peru, 37 të vdekur në “Rrugën e vdekjes”
25.03.2015 16:04
Një autobus në pronësi të kompanisë “Murga Serrano”, u ndesh me 2 autobusë dhe një kamion që vinin përballë, pasi që shoferin e kishte zënë gjumi...

Të paktën 37 persona vdiqën dhe më shumë se 84 u lënduan, kur tre autobusët dhe një kamion u përplasën në autostradën kryesore në bregdetin e Perusë.
Dy helikopterë të ndihmës së shpejtë u angazhuan për kujdesin e të lënduarve, shumë njerëz të lënduar i dërguan në Spitalin Kombëtar “Kërma”, që ndodhet 300 kilometra larg vendngjarjes.
Ky vend është emërtuar si “Rruga e vdekjes”, pasi në tetor të vitit 2013 në të njëjtin vend u vranë 51 persona, kur një kamion i mbingarkuar ra në një përrua.
SEVDIJE KASAMI
