Maqedoni
RMV, Shqipëri dhe Kosovë, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjet
25.12.2023 16:16
Besimtarët katolikë në Maqedoninë e Veriut, si dhe besimtarët katolikë dhe ortodoksë shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë festojnë krishtlindjet...

Besimtarët katolikë në Maqedoninë e Veriut, si dhe besimtarët katolikë dhe ortodoksë shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë festojnë krishtlindjet. Në meshat e lindjes së Krishtit, në kisha dhe katedrale, në tre vendet u dha mesazhi për paqe me Zotin, veten dhe familjen, si dhe për paqe në botë.
“Kështu ka dashur të lindë Zoti, i cili dëshiron që njerëzit ta duan e jo të frikësohen nga ai. T’i hapim zemrat tona për dashurinë e Zotit që e gjejmë te Jesus Krishti, ta pranojmë me besim dhe të jetojmë si fëmijë të Zotit, atëherë Krishtlindjet dhe fshehtësia e Krishtlindjes në zemrat tona do të shndris, duke shndritur botën. Të gjithë juve ua uroj festën e Krishtlindjes dhe ju dëshiroj që fëmija i Zotit të lindë në shpirtrat tuaj, në bashkësinë tonë ta sjellë gëzimin, paqen dhe mirëqenien.”, - deklaroi peshkopi, Kiro Stojanov.
“Krishtlindje, qëndron shpirti me ndrojtje kundrejt vizitës hyjnore, vizitës më të madhe që priti ndonjëherë bota. Është e kremtja e dashurisë së pakufishme përgjatë së cilës vizitori qiellor banoi mes njerëzve. Pyetja është nëse duam Krishtin banorë të përjetshëm të zemrës sonë. Nëse e kemi zemrën tonë mikpritëse që ta pranojmë, atëherë lindja e tij do të jetë rilindja jonë.”, - theksoi Famulltari në Kishën e Lushnjës, Dom Gjoni.
“Megjithëse kanë kaluar 2,000 vite, ne sikur atëherë, ashtu edhe tani i gëzohemi lindjes së tij, sepse na mundëson rilindjen tonë. Krishtlindja është paqja jonë, një paqe e trefishtë, në raport me Zotin, vetveten dhe të afërmit.”, - u shpreh Dioqeza Prizren-Prishtinë, Don Agim Qerkini.
