Botë
Benxhina–Indonezi, skllevërit peshkojnë për tregun amerikan
25.03.2015 16:34
Peshku të cilin e konsumoni mund të jetë kapur nga duart e një skllavi. Është një e vërtetë shumë tronditëse, që në shekullin 21, diku në botë, ende ekziston skllavëria...

Një hetim i “Associated Press”, i cili ka zgjatur gati se një vit, informon që në ishullin Benxhina të Indonezisë punojnë një numër i madh skllevërish, të cilët jetojnë në kushte mizore dhe zënë peshq për të furnizuar tregun amerikan pa pasur ndonjë benefit për veten e tyre. Skllevërit rrihen, madje edhe vriten nëse nuk e kryejnë punën e tyre.
Jetojnë për një kafshatë orizi në ditë dhe pinë ujë të papastër, të mbyllur në kafaze, ku ka vend vetëm për t’u shtrirë.
“Nuk ka kthim për ne në shtëpi. E vetmja gjë që na pret këtu është vdekja”- thotë një skllav.
Nga Ministra indoneziane për Peshkim janë shumë të brengosur në lidhje me seriozitetin e situatës.
“Nuk mund të flejë kur më kujtohet se çfarë skllavërie po ndodhë në ato barka”- tha ministrja e Peshkimit e Indonezisë, Susi Puxhijastuti.
Zëdhënësi i Institutit për Peshkatari Kombëtare në SHBA, Gavin Gibbons, dukë folur në emër të 300 kompanive amerikane të ushqimit të detit, e cila përbën 75% të industrisë, tha që anëtarët e tyre janë të shqetësuar nga hulumtimet e “Aassociated Press”.
“Nuk është vetëm shqetësuese, por edhe dëshpëruese, sepse kompanitë tona kanë zero tolerancë ndaj shkeljes së punës”- tha Gavin Gibbons nga Instituti për Peshkatari Kombëtare-SHBA.
Në të kaluarën, shefat e anijeve i hidhnin trupat e skllevërve të vdekur në det që të haheshin nga peshkaqenët.
Tani varrezat e tyre janë të mbytura nga bari i gjatë i xhunglës, ku janë të vendosura shenja druri me emrat e skllevërve te vdekur. Por, vetëm miqtë e tyre e dinë se ku i kanë varrosur trupat e tyre. Për të tjerët, këta njerëz nuk ekzistojnë pas vdekjes.
BESA JASHARI
