Botë

Letonia i dhuroi Ukrainës 270 automjete të konfiskuara nga shoferët e dehur

25.12.2023 18:43

Letonia i dhuroi Ukrainës këtë vit më shumë se 270 automjete të konfiskuara nga shoferët...

Letonia i dhuroi Ukrainës këtë vit më shumë se 270 automjete të konfiskuara nga shoferët nën ndikimin e alkoolit, shkruan dpa.
 
Vlera totale e automjeteve është pothuajse një milion euro, raportoi portali letonez Delfi.
 
Në shkurt, parlamenti letonez vendosi t’i dorëzojë Ukrainës automjetet e sekuestruara pa pagesë, transmeton Telegrafi.
 
Për shkak të sulmeve ajrore dhe luftimeve ruse, shumë automjete civile në Ukrainë janë dëmtuar ose shkatërruar.