Botë
Lufta Izrael-Hamas, Netanjahu: Do të jetë një luftë e gjatë
26.12.2023 09:12
“Lufta e Izraelit në Gaza do të jetë një luftë e gjatë”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu....

“Lufta e Izraelit në Gaza do të jetë një luftë e gjatë”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. Netanjahu, i cili sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Gaza, tha se një komandant brigade në terren i tha kryeministrit se trupave u duhej më shumë kohë në vendndodhje për të përfunduar operacionin e tyre.
“Ne nuk kursejmë asnjë përpjekje. Ne do të tundim çdo pemë dhe do të kthejmë çdo gur për të kthyer të gjithë të rrëmbyerit. Secili prej tyre është i çmuar. Që nga fillimi i luftës jam takuar me familjet e të rrëmbyerve dhe dëgjoj historitë tuaja personale. Ajo që thuhet këtu bashkon njerëzit dhe na bashkon në një mision të shenjtë.”, tha Netanjahu.
Këto deklarata vijnë një ditë pasi Netanjahu përsëriti angazhimin e Izraelit ndaj përpjekjeve të luftës, duke thënë se ushtria po "intensifikonte" operacionet brenda brezit. Të paktën 250 njerëz u vranë dhe 500 të tjerë u plagosën gjatë 24 orëve të fundit në qendër të Gazës. Ndërsa më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë që nga fillimi i konfliktit në fillim të tetorit.
