Maqedoni
KE demanton ndërprerjen e dialogut, dialogu BE-RM vazhdon në nivel teknik
25.03.2015 16:40
Komisioni Evropian demanton se dialogu paraqasës në nivel të lart mes Maqedonisë dhe BE-së është ngrirë, siç u tha në disa media në vend...

Nga Brukseli thonë se dialogu vazhdon në nivel teknik, por për momentin në agjendën e komisionarit, Johannes Hahn, nuk është paraparë një tjetër takim me kreun e qeverisë, Nikolla Gruevski, pas atij një muaj më parë në Shkup.
“Dialogu paraqasës vazhdon në nivel teknik. Deri më tani nuk ka plane për një takim plenar të komisionarit dhe kryeministrit” – thotë zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijanciq, duke deklaruar se mediat kanë nxjerrë nga kontesti deklaratën e saj.
Dialogu paraqasës në nivel të lartë filloi në mars të vitit 2012 dhe është një mjet për të ruajtur ritmin e reformave të BE-së në Maqedoni. Dialogu paraqasës njëherë u ndërpre shkaku i problemeve politike në vend, më saktë për shkak të ndodhive të 24 dhjetorit në kuvend.
Brukseli pret që pikërisht ky dialog për reformat në integrimin evropian të jetë themeli rreth të cilit partitë politike mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për bisedimet e ardhshme për dalje nga kriza që e ka kapluar vendin.
SANIJE KASAMI
