Maqedoni

Gjykata Penale, fjalët përfundimtare të mbrojtjes për Llaskarcën

26.12.2023 10:46

Në Gjykatën Penale të Shkupit priten fjalët përfundimtare në lidhje aksidentin e autobusit të “Durmo Turs”....

Në Gjykatën Penale të Shkupit priten fjalët përfundimtare në lidhje aksidentin e autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë të Shkupit në shkurt të vitit 2019, ku si pasojë humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan. 

Përfaqësuesi i akuzës, prokurori Darko Jakimovski, në fjalët përfundimtare deklaroi se të gjithë gjashtë të akuzuarit për aksidentin e “Llaskarcës” janë fajtorë, por secili e mohon dhe ia hedh fajin njëri-tjetrit. Ai kërkoi që të akuzuarit të dënohen, ndërkaq përveç kësaj t’u ndalohet ushtrimi i veprimtarisë së transportit. Të dëmtuarit në fjalët përfundimtare thanë se e mbështesin plotësisht akuzën dhe kërkojnë ndjekje penale dhe dënim maksimal për të akuzuarit. Sipas akuzës, tre të akuzuarit e parë akuzohen për “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”, ndërsa të akuzuarit e katërt, pestë dhe gjashtë, për “Bashkëpunim në të njëjtën vepër”.