Botë

GjKKO, seancë për ish-kryeministrin, Berisha, Berisha mbërrin në selinë e PD-së

26.12.2023 11:01

Ish-kryeministri Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së në kohën kur po zhvillohet gjyqi ndaj tij në Gjykatën e Posaçme...

Ish-kryeministri Berisha ka mbërritur në selinë e PD-së në kohën kur po zhvillohet gjyqi ndaj tij në Gjykatën e Posaçme. Ai nuk u paraqit në seancë, por dërgoi dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Më herët Berisha njoftoi se në orën 10:00 në orarin kur u caktua dhe seanca e tij, do të zhvillojë një bashkëbisedim me të rinjtë e FRPD-së.

Ditën e sotme do të jepet vendimi për ish-kryeministrin, për të cilin është kërkuar nga SPAK-u masa e sigurisë arrest shtëpie. Kërkesa e SPAK-ut për masën ndaj Berishës u dërgua më 22 dhjetor me zarf, me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës. Mbi Berishën rëndon akuza e korrupsionit pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa GjKKO vendosi masën - detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë vendit.