Ekonomi

KRRE kumton çmimin e rrymës nga 1 janari

26.12.2023 11:28

Çmimi i ri i energjisë elektrike do të bëhet i ditur pas Vitit të Ri....

Çmimi i ri i energjisë elektrike do të bëhet i ditur pas Vitit të Ri. Sa do të jetë kompensimi për bartjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike do të bëjë të ditur edhe Komisioni Rregullativ i Energjisë. Ndërmarrjet kërkojnë rritje prej 27 për qind, por kreu i Rregullatorit, Marko Bislimovski, siguron që kompanitë nuk do të paguajnë   përqindje  të lartë. 

“Tarifën e transmetimit dhe shpërndarjes do ta paguajnë të gjithë, pavarësisht nëse konsumojnë apo jo energji elektrike. Shuma do të variojë nga 50 deri në 250 denarë. Me futjen e aksesit në rrjet u bë e mundur të ulej çmimi i tarifave të rrjetit me gati 23%. E gjithë kjo na lejoi të sillnim çmimet siç e kemi paralajmëruar pak kohë më parë. Sot treguam se çfarë do të thotë vendosja e tarifës së aksesit në rrjet. Kjo ka sjellë uljen e çmimit në bllokun e parë dhe çmimin në tarifën e lirë dhe në bllokun e dytë të mbetet i njëjtë.”, - deklaroi Marko Bislimovski nga KRRE-ja.