Futboll
De Biasi, sa shumë dilema për formacionin
25.03.2015 16:45
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndeshja eleminatore Shqipëri-Armeni, takim ky që do të vendosë shumë mbi fatet e kuqezinjëve drejt rrugës për në "France 2016"...

Për këtë arsye edhe tekniku Gianni De Biasi ka disa dilema në mendjen e tij, që lidhen kryesisht me formacioninqë do të zbresë në "Elbasan Arena".
Sipas informasioneve të cilat vijnë nga shteti fqinjë, me portën e sigurt dhe mbrojtjen e palëvizshme, duket se problemi i italianit mbetet vetëm mesfusha.
Thuajse të sigurt një vend në formacion e kanë Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi, por gjasat janë që në këtë ndeshje të luajë nga minuta e parë edhe Kaçe.
Kështu dilemat mbeten mes Roshi-Lila apo Gashi-Meha. Por ekziston mundësia që të luhet me Lilën dhe Gashi e Meha titullarë. Sulmi do të diskutohet mes Bekim Balajt dhe Sokol Cikalleshit.
Shqipëri-Armeni luhet ditën e dielë ora 18:00.
