Përfaqësuesja e hendbollit prej sot e kompletuar

26.12.2023 15:52

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në hendboll për meshkuj, në Stara Pazovë të Serbisë...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në hendboll për meshkuj, në Stara Pazovë të Serbisë, po kryen fazën e parë të përgatitjeve para nisjes së evropianit të hendbollit “Gjermania 2024”. Ekipi përfaqësues pres sot është në përbërje të plotë, pasi atyre në kampin stërvitor iu bashkangjit edhe gardiani Nikolla Mitrevski. Kështu me ardhjen e kapitenit trajneri Kirill Llazarov, do të punojë me të gjithë 19 hendbollistët me të cilët do të luajë në evropianin e ardhshëm i cili do nis me 10 janar. Maqedonia e Veriut në Stara Pazovë, të premten do të zhvillojë ndeshje kontrolluese dhe përballë do ketë Malin e Zi.
 
Deri në mbyllje të përgatitjeve dhe nisjes për në Gjermani, hendbollistët më të mirë të vendit në Shkup, do të luajnë dy ndeshje kontrolluese me Greqinë. Në evropianin e ardhshëm Maqedonia është në të njëjtin grup me Gjermaninë, Francën dhe Zvicrën, ndërsa ndeshjen e parë do të luajë me 10 janar në Diseldorf. Kjo ndeshje do të luhet në stadium të futbollit në praninë e 50 mijë shikuesve. 
 
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Francës deri më tani janë përballur vetëm një herë edhe atë në evropianin e 2016-tës në Poloni. Francezët dolën fitues me rezultatin 30:23, këta kanë tre tituj kampion evropian. Në kampionatin e fundit francezët përfunduan në pozitën e katërt, pasi në ndeshjen për vendin e tretë u mundën nga Danimarka.