Maqedoni

Ademi takoi Deharin, MASH: 170 mijë euro për rikontruimin e shkollave

25.03.2015 17:13

Ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi, vizitoi Komunën e Kërçovës për të diskutuar me kreun e komunës, Fatmir Deharin...

Ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi, vizitoi Komunën e Kërçovës për të diskutuar me kreun e komunës, Fatmir Deharin, për gjendjen aktuale në shkollat e rajonit të Kërçovës dhe projektet që do t’i mbështesë ministria gjatë periudhës që vjen. 
 
Kreu i Kërçovës ka marrë nga ministri Ademi mbështetje për rikonstruimin e objekteve shkollore, për të cilat do të akordohen 170 mijë euro. 
 
Kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari, ka prezantuar edhe arritjet e tjera dhe projektet e realizuara gjatë periudhës dyvjeçare të qeverisjes me komunën. Kryesore është që komuna arriti të ulë borxhet e trashëguara dhe të mendojë më pas edhe për realizimin e një sërë projektesh të rëndësishme infrastrukturore, ku veçohen ujësjellësi regjional i Zajazit, bulevardi i qytetit me gjithë infrastrukturën nëntokësore, si dhe projekte të tjera nga fusha e sportit dhe kulturës.
 
Do të vazhdojmë me projektet për përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës, premton Dehari. 
 
SHABAN DALIPI