Slloveni Donçiç shënon 50 pikë

26.12.2023 15:49

Kampionët e Denver fituan 120-114 ndaj Golden State....

Kampionët e Denver fituan 120-114 ndaj Golden State. Të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Murray me 28 pikë e Jokic me 26 pikë e 14 rebound. Jashtë fushe fiton ekipi i Dallas, që mundi 128-114 Phoenix, sfidë ku diferencën në parket e Luka Doncic, autor i 50 pikëve e 15 asistime. Slloveni u bë vetëm basketbollisti i katërt I cili në festat e fundvitit ka shënuar 50 apo më shumë pikë dhe gjatë kësaj kaloi shifrën e  10.000 pikëve në karrierë.
 
Para Donçiç-it, në festa më shumë se 50 pikë kanë shënuar ;-Bernard King (New York Knicks) në vitin 1984. Në humbjen nga New Jersey Nets, shënoi 60 pikë. ëilt Chamberlain  (Philadelphia ëarriors), në vitin 1961, në humbjen nga New York Knicks, shënoi 59 pikë, si dhe Rick Barry (San Francisco Warriors), në vitin 1996 në fitoren ndaj  Cincinnati Royals, shënoi 50 pikë. Fiton edhe Boston, që mundi 126-115 Lakers në fushën e këtij të fundit.
 
Porzingis me 28 pikë e 11 rebound ishtë shënuesi më i mirë për Celtics, ndërsa 40 pikët e 13 rebound të Davis mbetën për statistikë për Lakers. Fitore të rëndësishme korri Miami, që falë 31 pikëve të Vazques mundi 119-113 Philadelphia. Zhgënjen ekipi i Milëaukee, që u mund 129-122 nga New York, ndeshje me rivalitet, ku shkëlqeu Brunson, autor i 38 pikëve. Lillard e Antetokounmpo realizuan 64 pikë së bashku, por që s’mjaftuan. 
 
NBA-Rezultatet:
  • New York – Milwaukee, 129-122
  • Denver – Golden State, 120-114
  • Lakers – Boston, 115-126
  • Miami – Philadelphia, 119-113
  • Phoenix – Dallas, 114-128