Maqedoni
Një infermiere u suspendua pasi aksidentalisht ia preu gishtin e një foshnje
26.12.2023 16:13
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, më 1 dhjetor, kur një akushere, derisa po përgatiste një të porsalindur për ta përcjellë në shtëpi, aksidentalisht e ka kapur gishtin e foshnjës gjatë heqjes së fashës.
Burimet e mediave nga Ministria e Shëndetësisë thonë se menjëherë është thirrur kirurgu për fëmijë, i cili ka kuruar plagën dhe i porsalinduri nuk do të jetë me invaliditet. Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, Dr.Viktoria Jovanovska, për mediat e vendit ka deklaruar se ka qenë një ngjarje fatkeqe, foshnja është lëshuar në shtëpi, lëndimi është kuruar me ndihmën e kirurgut pediatër, ndërsa foshnja nuk do të mbetet pa gisht.
Foshnja kishte flaster që nuk hiqeshin me dorë, ndaj infermierja përdori gërshërë dhe kështu u krijua situata fatkeqe. Akusherja u pezullua dhe u dërgua në Komisionin Disiplinor. Akusheres i është shqiptuar dënimi maksimal sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor dhe për gjashtë muaj do t’i reduktohet paga për 30 për qind dhe është zhvendosur në një pozicion tjetër pune në spital, ku nuk ka kontakte me të sapolindurit.
