Maqedoni
Sindikata e gjyqësorit pyet Gjykatën Kushtetuese: A duhet t’i kthejnë të punësuarit rritjen prej 30%?
26.12.2023 16:58
Punonjësit e Ministrisë së Financave, drejtorisë për çështje pronësore dhe Juridike dhe Byrosë....

Punonjësit e Ministrisë së Financave, drejtorisë për çështje pronësore dhe Juridike dhe Byrosë së Prokurimeve Publike, punonjësit në organet gjyqësore dhe Shoqatat e qytetarëve protestuan para Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme me të cilën u ndalua pagesa e rritjes së pagave për 30 për qind. Kryetari i Sindikatës, Tërpe Deanoski, tha se kërkon takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, për t’i treguar se kur Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin përfundimtar dhe a është planifikuar anulimi i dispozitës së Ligjit dhe punonjësit që protestojnë t’i kthejnë paratë.
“Dua ta pyes kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të na sqarojë se si me procedurë të përshpejtuar merret parasysh iniciativa e iniciuar nga qytetari kundër nenit 63 paragrafi 3 i Ligjit për Buxhetin, me të cilën u vendos masë e përkohshme dhe për të cilën punonjësit e Ministrisë së Financave dhe të gjitha organet në kuadër të Ministrisë së Financave nuk do t’u paguhet shtesa e pagës për 30 për qind. Dua t'i kërkoj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të na shpjegojë se si refuzohen të gjitha nismat për pagat e tyre dhe nisma për pagat tona u miratua menjëherë.”, - deklaroi Tërpe Deanovski nga Sindikata e Punonjësve nga sfera e Gjyqësorit.
Besimi për anulimin e rritjes së pagave: Vendimi në fuqi do të respektohet
Ky vendim është i Gjykatës Kushtetuese që është institucion i pavarur nga pushteti ekzekutiv, potencon numri një i dikasterit të Financave, Fatmir Besimi, sipas të cilit vendimi në fuqi do të respektohet.
“Ne respektojmë vendimin që është marrë, ka masë kohore dhe gjatë kohëzgjatjes së saj, ne nuk mund të nënshkruajmë marrëveshje kolektive kur kemi një situatë hipotetike. E drejta e organizimit të Sindikatës dhe e drejta e marrëveshjeve kolektive është rregulluar me ligjet në fuqi dhe ne këtë e respektojmë. Në asnjë rast nuk do të ketë grevë apo dikush të mos merr pagën nga buxheti.”, - theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Nga Sindikata e Gjyqësorit paralajmërojnë se protesta para Gjykatës Kushtetuese do të këtë deri në fund të javës.
FLUTURA LATIFI
