Botë
Lufta Izrael-Hamas, Netanjahu: Do të jetë një luftë e gjatë
26.12.2023 17:42
Forcat izraelite kanë vazhduar bombardimet në kampet palestineze të refugjatëve në Gazën...

Forcat izraelite kanë vazhduar bombardimet në kampet palestineze të refugjatëve në Gazën qendrore të martën si pasojë e të cilave mbetën të vdekur dy palestinezë, ndërsa dy të tjerë u plagosën gjatë konfrontimeve në kampin e refugjatëve Faëar, në jug të qytetit jugor të Bregut Perëndimor të Hebronit, raportojnë burimet lokale.
"Më herët isha në Gaza dhe erdha në kampin Bureij si person i zhvendosur. Dje kërkuan të evakuoheshim. Tani nuk e di se ku do të shkoj. Nuk kam vend tjetër.”, - theksoi një qytetar.
“Nuk di ku do të shkojmë, s’ka vend që ka mbetur për ne. Kanë sulmuar Gazën dhe na larguan dhe tani është radha e rajonit qendror. Nuk mund ta përballojmë. Nuk mund të sigurojmë ushqim.”, - theksoi një qytetar tjetër.
Izraeli ka tre parakushte për vendosjen e paqes në Rripin e Gazës, ka thënë kryeministri, Netanjahu. Është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin dhe Gaza duhet të demilitarizohet dhe shoqëria palestineze duhet të deradikalizohet, ka thënë kryeministri izraelit për Ëall Street Journal. Në ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në Tel Aviv po shqyrton kërcënimet për Izraelin.
“Jemi në luftë në disa fronte dhe jemi të ekspozuar në sulme nga shtatë rajone ushtarake Gaza, Libani, Siria, Judea dhe Samaria (Bregu Perëndimor), Iraku, Jemeni dhe Irani. Ne kemi reaguar tashmë dhe kemi ndërmarrë veprime në gjashtë prej atyre zonave.”, - deklaroi ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Joav Galant.
Një Këshilltar i lartë i gardës revolucionare iraniane mbet i vrarë mbrëmë gjatë sulmeve.
“Reagimi ynë për atentatin do të jetë i mençur, i fortë dhe me efikasitet të duhur. Republika islamike Iran me forcën e saj, si kundërpërgjigje ka një reagim të përmbajtur dhe të fuqishëm për këto krime.”.
Konflikti i armatosur ka shkatërruar pjesë të mëdha të Rripit të Gazës, duke vrarë më shumë se 20,600 palestinezë dhe duke detyruar që të zhvendoset pothuajse e gjithë popullsia e territorit prej 2,3 milionë banorësh. Si pasojë e sulmeve të Hamasit, në Izrael janë vrarë 1,200 persona dhe janë zënë rob 240 të tjerë.
LEUNORA KALIQI
