Maqedoni

Parashikimi i motit

27.12.2023 08:44

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme....

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta gjatë orëve të para të ditës, por do të ketë prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit. Përgjatë Vardarit do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3°C deri në 3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 12°C deri në 17°C.
 
Në Shkup paradite do të ketë paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell dhe erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -1°C, ndërsa ajo maksimal do të arrij në 14°C.