Botë

Nëntë persona humbën jetën pas stuhive në Australi

27.12.2023 09:16

Nëntë njerëz humbën jetën në Australi pasi stuhitë e forta goditën pjesën lindore të vendit gjatë festave të Krishtlindjes....

Nëntë njerëz humbën jetën në Australi pasi stuhitë e forta goditën pjesën lindore të vendit gjatë festave të Krishtlindjes. Moti i egër goditi shtetet e Viktorias, Uellsit të Ri Jugor dhe Kuinsland më 25 dhe 26 dhjetor duke sjellë breshëri dhe shira të rrëmbyeshëm. Si pasojë e erërave të forta shpërthyen çatitë dhe u rrëzuan pemët në disa nga zonat më të prekura.

Më shumë se 90,000 familje janë ende pa energji elektrike. Autoritetet paralajmëruan se lumenjtë dhe përrenjtë me rritje të shpejtë mund të shpërthejnë duke përmbytur kampet, të cilat zakonisht mbushen me njerëz gjatë javëve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Stuhia rrëzoi një linjë elektrike betoni, tha kryeministri i Kinsland, Steven Miles, gjatë një konference për media. Miles tha se dëmet nga cikloni Jasper, i cili goditi shtetin në fillim të këtij muaji dhe stuhitë e fundit mund të jenë në “miliarda”. 
 
Byroja e Meteorologjisë e Australisë ka parashikuar reshje të tjera shiu edhe pse moti i egër pritej të qetësohej më vonë të mërkurën. Ndërsa Australia lufton me shi në pjesën lindore, disa rajone në perëndim po luftojnë zjarret. Një zjarrfikës vullnetar mbeti i vdekur teksa po i përgjigjej një zjarri, raportojnë mediat.