Botë
Rikthehet paniku në Turqi, tjetër lëkundje e fuqishme sizmike
27.12.2023 10:10
Një tërmet i fortë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Turqi duke rikthyer edhe njëherë panikun...

Një tërmet i fortë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Turqi duke rikthyer edhe njëherë panikun e lëkundjeve shkatërrimtare të disa muajve më parë që shkaktuar mijëra viktima.
Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 5 i shkallës Rihter, teksa epiqendra e tij ndodhej në juglindje të qytetit të Antiyaman.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna për të lënduar, teksa ekipet e ndihmës së shpejtë kanë dalë në terren për të verifikuar dëmet e mundshme.
